Ndërtimi i HEC-eve, Berisha: Janë gjeneratorë të fuqishëm të punësimit

Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e sotme të Këshillit të Rregullimit të Territorit e ka cilësuar ndërtimin e Hidrocentraleve si një gjenerator i fuqishëm për punësimin në vend. Ai theksoi se qeveria që drejton është e vendosur për të bërë të gjitha përpjekjet në mënyrë që të përmbushet aspirata për shndërrimin e Shqipërisë në superfuqi rajonale të energjisë së rinovueshme. “Sot ne miratojmë këtu disa HEC-e, të cilët së bashku do të punsojnë mijëra qytetarë dhe kryesisht banorë të zonave aty afër, natyrisht teknikë dhe inxhinierë ndër më të mirët e vendit. Ndërtimi i HEC-eve në mbarë vendin është shndërruar sot në një gjenerator të fuqishëm të punësimit të qytetarëve shqiptarë të zonave më të thella të vendit. Jeta, zhvillimi gelon në të katër anët e këtij vendi, e paraqisni apo jo ju me kamerat tuaja. E injoroni apo e paraqitni para qytetarëve. Unë ju ftoj ju të shkoni, të intervistoni, të paraqisni veprat e mrekullueshme të njerëzve punëtorë, të investitorëve të mençur. Veprat pavarësisht se ndërtohen të tëra nga sektori privat, janë vepra me shkallën më të lartë të interesit publik.”- tha Berisha. ndër të tjera Kryeministri Berisha u ndal edhe në investimet e planifikuara të nisin shumë shpejtë në infrastrukturën rrugore, me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të turizmit në vend dhe përqëndrimin në zonat turistike. “Mbledhja nuk ka sot vetëm energjinë, por miratohen disa vendime me një rëndësi shumë të madhe për zhvillimin e turizmit në brigjet e komunës së Ishmit, e cila ka territore turistike që kanë tërhequr vëmendje, ose kanë pritur edhe perandorë. Ne shekullin 19, Maksimilaani i parë, që u bë më pas perandori i Meksikës kaloi ditë të tëra në Kepin e Rodonit, bashkë me suitën e tij. Natyrisht me së shumti për gjah, por ai ishte turizmi i kohës. Tani komuna e Ishmit po zhvillon format bashkëkohore të turizmit dhe ka një veçanti sepse në një distancë të shkurtër ajo gërsheton dy klima, atë të bregdetit me klimën malore. Pra shqyrtohen disa projekte në të cilat do punësohen me mijëra qytetarë. Sot shqyrtojmë problemet që kanë të bëjnë me nevojat jetike të zonës së Orikumit. Bëhet një investim shumë i rëndësishëm prej rreth 16 milionë dollarë për furnizimin me ujë.”- deklaroi Berisha.
MAPO
Add new comment