Ndërron jetë 15-vjeçari, u soll me helikopter në Tiranë pas aksidentit

Postuar në 11 Gusht, 2014 17:40

 Një 15-vjeçar ka gjetur vdekjen në Spitalin e Traumës në Tiranë, teksa ishte përplasur më herët nga një mjet në fshatin Zenisht të Matit.

Adoleshenti me iniciale M.M po udhëtonte me biçikletë në rrugët e fshatit ku është përplasur nga një mjet tip fouristradë, që drejtohej nga një bashkëfshatar i tij.
 
Si pasojë e përplasjes i riu ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në spitalin e Burrelit, ndërsa më pas me helikopter është nisiur drejt Tiranës, për të marrë një mjekim më të specializuar.
 
Ndërhyrja e mjekëve në spitalin e traumës nuk ka mjaftuar për të mbajtur në jetë 15-vjeçarin, i cili nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra nga aksidenti dhe hemorragjisë së madhe që ka pasur.
 
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin e rëndë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.