Në kërkim të parave, 70 vetë Hetohen me ligjin “Antimafia”

Vjedhja e Thesarit të Shtetit ka përfshirë në hetime paralele dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila prej disa ditësh ka regjistruar kallëzim penal për hetim pasuror, duke nisur kështu hetimet për rreth 70 persona. Burime pranë kësaj prokurorie thanë se hetimi pasuror për 10 të arrestuarit e njësisë Task-Forcë dhe familjarëve e rrethit të ngushtë shoqëror të tyre, ka nisur në bazë të ligjit “Antimafia”, i cili parashikon verifikime në disa breza. Bashkëshortë, gra, vëllezër, motra, shokë e deri tek kunetërit, sipas burimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, do të verifikohen me qëllim zbulimin e pasurisë së tyre, e cila nëse justifikohet do të sekuestrohet.
Add new comment