Musa Ulqini kthehet në PS-në e Tiranës pas ftesës së Sajmir Tahirit

Musa Ulqini, dikur kryetar i Partisë Socialiste për Tiranën, është bashkuar me ekipin drejtues socialist të kryeqytetit.
Një gjë të tillë e ka njoftuar në rrjetin social, Facebook, kryetari i PS për Tiranën, Sajmir Tahiri.
Ulqini u tërhoq pak nga aktiviteti politik pas zgjedhjeve të vitit 2009. Ai nuk u përfshi në listën e parë të sistemit zgjedhor proporcional rajonal.
Ulqini dha dorëheqje nga drejtimi i PS-së së Tiranës në vitin 2005, duke u zëvendësuar nga Besnik Bare.
Ai është anëtar i Asamblesë Kombëtare të PS.
TEMA
Add new comment