Mungojnë fondet. Shtëpia e fëmijës pa ngrohje, veshje e ilaçe

Shtëpia e fëmijës në Sarandë strehon dhe edukon 45 fëmijë të braktisur nga prindërit, të cilët kanë mbërritur në këtë institucion së bashku me pasojat e historive të tyre të dhimbshme. Por problemet në këtë qendër janë të shumta për shkak të mungesës së fondeve të cilat janë të mjaftueshme vetëm për ushqimin ditor. Infrastruktura e ndërtesës ka nevoja të mëdha për ndërhyrje.
Gjatë dimrit mungon ngrohja dhe veshjet, ilaçet për fëmijët mungojnë, apo në rastin më të mirë janë të pamjaftueshme. Drejtoresha e kësaj shtëpie rendit përpjekjet që janë bërë nga donacione të huaja të cilat kanë qenë vetëm periodike.
"Personeli që merret drejtpërdrejtë me fëmijët është i paktë. Kemi nevojë për personel tjetër. Gjysma e personelit është prapavijë, është administratë. Mungesa e këtij personeli bën që fëmijët të mos jenë kaq të sigurtë",-thotë Ardiana Kushta, drejtoreshë e shtëpisë së fëmijës.
Në këtë qendër ku janë grumbulluar fëmijë nga i gjithë vendi dhe që është e vetmja në Jug, mungon mjeku, infermieri, psikologu etj, mungesa këto që ndikojnë jo pak në mirërritjen e fëmijëve. Edhe ndihmat që japin familjet e qytetit të Sarandës, nuk mund t'i zgjidhin problemet e kësaj familjeje të madhe dhe të brishtë. Albanian Screen
Add new comment