Mori ryshfet 45 mijë lekë, dosja e ish-gjyqtarit Pojanaku në gjykatë

Postuar në 04 Tetor, 2014 13:56

Prokuroria për Krime të Rënda dërgon për gjykim kërkesën ndaj, ish-gjyqtarit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec Dhimitër Pojanaku 58 vjeç, i akuzuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve”.  
 
Ai u arrestua në prill të këtij viti, pas kallëzimit të bërë nga një qytetare e Pogradecit, ku Pojanaku, ka marrë ryshfet 45 mijë lekë të reja, për një çështje.
 
Arrestimi i shtetasit Pojanaku është kryer me urdhër të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila ka kryer veprime të shpejta hetimore, pas kallëzimit nga ana e qytetares. Në bazë të veprimeve hetimore është dokumentuar fakti që ai ka marrë para nga kallëzuesja, në këmbim të heqjes dorë nga një çështje në gjykim, për të cilën ishte e interesuar drejtëpërdrejtë ajo.
 
Sipas Prokurorisë, ky është rasti i parë që Gjykata për Krime të Rënda do të gjykojë një çështje korrupsioni, pas ndryshime të Kodit të Procedurës Penale në Prill 2014. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.