Merkel: 'JO' zhvillime të pakontrolluara në Eurozonë

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi sot se nuk do të ketë zhvillime të pakontrolluara në Eurozone si dalja e Greqisë nga Eurozona. Duke folur gjatë një konference për shtyp nga Panamaja, kancelarja tha se bie dakord me deklaratat e ministrit gjerman të Financave Wolfgang Schaeuble.
“Kam dëgjuar shqetësimet në Azi apo Kinë se mund të ndodhë një proces i pakontrolluar në Eurozonë, por bie dakord me ministrin e Financave se nuk do të ketë zhvillime të tilla,”- tha Merkel.
Ajo tha se i ka dhënë garanci kryeministrit grek Antonis Samaras gjatë takimit të javës së kaluar në Athinë se ajo dëshiron që Greqia të mbetet në Eurozonë.
“Megjithatë puna jonë nuk ka mbaruar, ka ende shume për të bërë në ditët dhe javët në vijim,”-tha Merkel, pas takimit me presidentin e Panamasë Rikardo Martinelli.
Ballkanweb.com
Add new comment