Mediat italiane rikthejnë vëmendjen tek "Kristali": Doktor për 10 ditë!

Mediat italiane, në rastin konkret 'Corriere della Sera', rikthejnë vëmëndjen tek diplomat false të lëshuara nga universitetet shqiptare ndaj shtetasve italian. Në artikullin e saj e përditshmja italiane flet për rastin e universitetit "Kristal" nga ku është evidentuar, nga ana e Ministrisë së Arsimit, diploma e shtetasit italian Vincenco Nespola i cili është diplomuar për stomatologji në këtë universitet më 20 korrik 2011, por që ka qëndruar në Shqipëri vetëm 10 ditë.
“Diplomë për dhjetë ditë e mbi të gjitha në një universitet abuziv”. Ka nisur me këtë frazë artikullin e saj Corriere della Sera dhe sipas kësaj të përditshme nëse ambasada italiane në Shqipëri nuk do të kishte kryer verifikimet e duhura, në shtetin fqinj italian do të kishte dhe një tjetër stomatolog me diplomë false. Rasti është bër publik më 19 gusht nga Shqiptarja.com por vetëm sot mediat italiane kanë shtruar çështjen në fjalë dhe për publikun e tyre.
Ashtu siç është bërë e ditur dhe më parë, shtetasi italian Vincenzo Nespola, 42 vjeçar nga Pescara, është paraqitur rreth dy vite më parë në zyrat diplomatike italiane në Shqipëri për të bërë njohjen e diplomës së tij të tërhequr në universitetin Kristal. Nga verifikimet e bëra u mësua se shtetasi në fjalë gjatë periudhës mes viteve 2006 dhe 2011 kishte vizituar vendin tonë për vetëm dhjetë ditë. Por sipas Corriere della Sera dhe pse senjalizimet përkatëse dhe dokumentacioni i mbledhur ndaj Nespolas i kanë kaluar Prokurorisë së tiranës, shtetasi italian në profilin e tij në Facebook dhe Linkedin deklaron se punon aktualisht në sektorin e stomatologjis në Abruzo të italisë.
Rasti në fjalë është listuar dhe si një nga 10 shkeljet e universitetit Kristal nga ana e Ministrisë së Arsimit në vendin tonë. Ndërsa për fqinjin matanë Adriatikut, Vincenzo Nespola është sinjal se skandali që përfshiu të birin e ish kreut të Lega Nord, Renzo Bossi (me pseudonimin “Trotta”) mbi diplomën e tij tek Kristali, pa frekuentuar asnjë ditë të vetme, nuk mbetet një rast i izoluar.
Add new comment