Mbyllja e fabrikës, përleshje të dhunshme në Romë

Përleshje të dhunshme shpërthyen mes policisë dhe qindra punonjësve të fabrikës së aluminit, "Alcoa" të Sardenjës, të cilët marshuan në qendër të Romës, duke i bërë thirrje qeverisë të ndërhyjë për të ndaluar mbylljen e uzinës. Rreth gjashtëqind punëtorë udhëtuan gjatë natës nga Sardenja në Romë. Grupi vrapoi nëpër rrugët e kryeqytetit duke hedhur parulla kundër kompanisë me bazë në SHBA.
Punëtorët u përleshën me policinë, e cila përdorte mburoja për të smbrapsur turmën që iu drejtua Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik. Fabrika "Alcoa" në ishullin mesdhetar të Sardenjës punëson rreth 500 punëtorë, ndërsa janë dhe 1 mijë punonjës të tjerë, drejtpërdrejt në varësi të uzinës. Mbyllja e uzinës, do të jetë një goditje e rëndë për ishullin, ku papunësia arrin në 15 për qind.
Albanian Screen
Add new comment