Masat antikrizë, mijëra vetë protestojnë në Spanjë

Postuar në 14 Tetor, 2012 13:48

Mijëra vetë kanë protestuar sërish në kryeqytetin spanjoll, Madrid, kundër masave që ka marrë qeveria e Mariano Rajoy në përpjekje për të vënë nën kontroll deficitin e Spanjës.

Turma të mëdha njerëzish marshuan nëpër rrugët kryesore të qytetit në një atmosferë festive, duke i rënë daulleve dhe instrumenteve të tjerë, ndërsa thërrisnin slogane kundër qeverisë. 

Protestuesit thanë se nuk është e drejtë që qytetaret e thjeshte të përballen me shkurtime në shërbimet publike, ndërsa bankat me probleme të përfitojnë paketa shpëtimi prej miliarda dollarësh.

Deri tani Spanja ka mundur të shmangë kërkesën për një plan të plotë shpëtimi, si ai që ka përfituar Greqia, Portugalia dhe Irlanda. Por rreth 25% e spanjollëve janë të papunë, c’ka përbën edhe shkallën më të lartë të papunësisë brenda vendeve të BE-së.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.