Malësi e Madhe, Rama prezanton programin: Kush do punë, të heqë nga puna Saliun

Kreu i PS-se, Edi Rama eshte ndalur sot ne Malesine e Madhe per prezantimin e programit te Partise Socialiste. “Kush do punë, duhet të heqë Saliun nga puna. Kush nuk do të shkojë në azil duhet të cojë Saliun në azil, ai është moshë e tretë”, iu drejtua Rama te pranishmeve.
Gjate fjales se tij para te pranishmeve, Rama theksoi se ne qender te programit eshte rilindja e vendit, me nje vemendje te vecante edhe ne sektorin e bujqesise e ne ndihme te fermereve.
“Me votën për PS, në 23 Qershor të gjithë do e kuptojnë se nuk do japin një votë për tifozllik, por do japin një votë për një program që do ndryshojë situatën ekonomike, situatën në sistemin e shëndetësisë dhe kujdesin shëndetësor për njerëzit, do ndryshojë situatën në fshat ku ne jemi të vendosur të bëjmë disa politika nxitëse për të lehtësuar njerëzit që duan të jetojnë me punën dhe tokën duke ulur koston e prodhimit që të kenë mundësi të dalin në treg dhe të shesin”- tha Rama, duke shtuar se ne zonen nga ku flet, eshte eksportuar qysh ne kohen e Skenderbeut.
PANORAMA
Add new comment