Makina shpërthen në flakë në mes të autostradës, shpëton shoferja.

Një automjet është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë -Durrës mesditën e sotme.
Makina tip Mitsubishi me targa AA106 EJ që drejtohej nga shtetasja, Entela Cano, është përfshirrë nga zjarri teksa ishte në lëvizje.
Drejtuesja e mjetit sapo ka pikasur flakët ka dalë nga makina dhe ka kërkuar ndihmën e zjarrëfikseve dhe policisë.
Policia dyshon që veç një defekti të mundshëm teknik, makinës mund t'i jetë vënë edhe lendë eksplozive.
Rreth 100 metra larg vendit ku ndodhet makina e djegur rezulton të jetë krijuar një gropë në rrugë që dyshohet të jetë shkaktuar në momentin e përfshirjes makinës nga flakët.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkaqeve që shkaktoi zjarrin në makinë.
Ky incident ka shkaktuar kaos në trafik, teksa janë shënuar radhë të gjata në njërën anë të rrugës.
Add new comment