Lushnje, makina përplas për vdekje 62-vjeçarin, ecte me biçikletë

– Tjetër viktimë nga aksidenti rrugor në këtë të dielë. Një person që udhëtonte me biçikletë është përplasur nga një automjet pranë fshatit Plug të Lushnjes. 62-vjeçari Bashkim Asllani nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në spital. Ishte drejtuesi i automjetit, Krenar Shaba i cili e dërgoi të 62-vjeçarin në spital.
Policia nisi hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti rrugor, i dytë në këtë fundjavë, pas atij në Korçë ku nda dalja e mjetit nga rruga gjetën vdekjen 2 vëllezërit ndërsa ktheheshin nga dasma.
Add new comment