Listat e kandidatëve për deputetë duhet të depozitohen më 3 maj

Postuar në 29 Janar, 2013 08:24

Sot shqyrtohen afatet për dorëzimin e listave shumemërore nga partitë politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë sot projektudhëzimin “Për caktimin e rregullave për depozitimin dhe verifikimin e dokumentacionin të kandidimit dhe afatet për publikimin e listave të kandidatëve”. Mbi bazën e këtij materiali paraprak parashikohet që listat shumemërore duhet të depozitohet brenda datës 3 maj. “Partia politike që është regjistruar në KQZ si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për Kuvend, depoziton në KQZ listën shumemërore të kandidatëve të saj për çdo zonë zgjedhore së bashku me dokumentacionin e përcaktuar në këtë udhëzim, jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve. Partia politike, pjesëtare e një koalicioni, depoziton në KQZ listën shumemërore të kandidatëve të saj për çdo zonë zgjedhore jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve”, thuhet në nenin 2 të projektudhëzimit. Një afat i tillë vlen edhe për kandidatët e pavarur. Partia politike që është regjistruar në KQZ si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për Kuvend, depoziton në KQZ listën shumemërore të kandidatëve të saj për çdo zonë zgjedhore së bashku me dokumentacionin e përcaktuar në këtë udhëzim, jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve. Partia politike, sipas këtij projektakti, pjesëtare e një koalicioni, depoziton në KQZ listën shumemërore të kandidatëve të saj për çdo zonë zgjedhore jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve. “Listat shumemërore të partive politike, të cilat zotërojnë të paktën një mandat në Kuvend, duhet të shoqërohen në çdo rast me dokumentacionin si më poshtë: a. Deklarimin e kuotës gjinore; b. Deklaratën për çdo kandidat të listës ku të deklarohen të gjitha elementet e përcaktuara në nenin 72, pika 2 germa b dhe c, të Kodit Zgjedhor;

c. Kopje të dokumentit të identitetit të çdo kandidati në listë; d. Sipas rastit, kopje të deklaratës së dorëheqjes nga funksionet e përcaktuara në nenin 63 të Kodit Zgjedhor; e. Vërtetimin e Kuvendit të Shqipërisë për zotërimin e mandateve në Kuvend të partisë politike; Në çdo rast deklaratat me elementet  e përcaktuara në pikën 1 germa b të këtij neni do të plotësohen sipas të dhënave në dokumentin e identifikimit të kandidatit”, thuhet në nenin 3 të draftit. Partitë jo parlamentare duhet të paraqesin 5 mijë firma për lista shumemërore. Këto parti nëse dalin në koalicion duhet të paraqesin 7 mijë firma mbështetësish.

Ndërsa duhet të plotësohet dhe kriteri i barazisë gjinore në paraqitjen e listave. Listat më pas futen në një shqyrtim nga ana e administratës së KQZ-së. “Administrata e KQZ-së përzgjedh në mënyrë rastësore, 5% të zgjedhësve nga lista e zgjedhësve që mbështesin subjektin zgjedhor përkatës. Administrata e KQZ-së verifikon zgjedhësit e përzgjedhur nëse janë zgjedhës me vendbanim në zonën zgjedhore përkatëse dhe i paraqet KQZ-së raport të detajuar mbi mangësitë e konstatuara”, thuhet në projektvendim. Ndërsa mësohet se pas miratimit të listave shumemërore, KQZ-ja duhet t’i bëjë ato publike. “KQZ-ja publikon listën e plotë të kandidatëve në dy gazetat me tirazh më të madh në shkallë vendi, në mediat elektronike, si dhe në faqen zyrtare të saj në internet. Një kopje të listës për çdo zonë zgjedhore i dërgohet prefektit, Këshillit të Qarkut dhe KZAZ-ve. Prefekti dhe Këshilli i Qarkut e publikojnë listën shumemërore të zonës zgjedhore të qarkut përkatës në mediat vendore, të cilat kanë mbulimin më të gjerë me sinjal në qark dhe e shpallin në vende publike në zonën e tyre. KZAZ-të përkatëse menjëherë pas marrjes së listës shumemërore nga KQZ i afishojnë në hyrjen e selisë së tyre”, thuhet në udhëzim. B.HOTI

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.