Lirimi i selisë së PSD, përplasje mes policisë së rendit dhe asaj private

Përplasje mes Policisë së Rendit dhe asaj private. Shkak është bërë lirimi i godinës ku ndodhet selia e PSD-së. Gjithçka ka nisur paraditen e sotme, rreth orës 10:00, kur Zyra e Përmbarimit dhe përfaqësues të policisë private kanë ndërmarrë një aksion për lirimin e godinës, ku aktualisht ndodhet zyra e Partisë Social Demokrate, në zonën pas Ministrisë së Drejtësisë, në rrugën “Fortuzi” .
Zyra e Pëmbarimit thotë se ka në detyrë ekzekutimin e VKM-së që të bëjë me lirimin e godinës për t’ia kthyer pronarit. Në vendngjarje ka shkuar dhe policia e rendit e cila ka kërkuar që të largohet policia private. Situata është tensionuar, ndërsa më pas policia e rendit ka shoqëruar disa policë privatë, për kundërshtim të uniformave blu.
Kreu i PSD, Skënder Gjinushi, i cili mbërriti në selinë e partisë, por nuk u lejua të futej brenda, thotë se ka një vendim gjykate, i cili ndalon prishjen e objektit.
“Gjykata është kundër prishjes. Letrat e falsifikimit janë mbi tavolinë dhe ato janë bërë objekt i hetimit, pasi 2 të 3 e pronës janë shtetërore. Këto kanë bërë objekt kallëzimi. Është bërë një kallëzimi penal. Janë akoma disa banda qeveritare apo ish-qeveritare me letra falso. Vendimi i gjykatës është në favorin tonë. Gjyqi po vazhdon. Nga ana tjetër është edhe Enti Kombëtar i Banesave, që e ka kategorizuar PSD si familje të pastrehë. Ne e dimë që nuk jemi gomerë dhe akti administrativ është shfuqizuar nga ministri përkatës. Letrat ua japim merrini e studioni. Entin Kombëtar i Banesave ne nuk e njohim. Ky është shpërdorim i pastër detyre. Drejtuesi i kësaj drejtorie do të japë llogari para gjykatës”, tha Gjinushi për mediat.
Dita
Add new comment