Lezhë, treni përplas një automjet. S'ka të lënduar nga aksidenti

LEZHE- Një automjet është përplasur nga treni në Lezhë, pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Spiten. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar edhe pse makina tip “Benz’me targa greke EMK 9313, ka pësuar dëmtime.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Add new comment