Lazarati i kthehet normalitetit, faza e dytë: Kontroll banesë më banesë

Postuar në 21 Qershor, 2014 05:35

Tashmë pasi Lazarati u mor pa asnjë viktimë, ka nisur faza e dy e operacionit policor. Veç aksioneve për arrestime të personave që kanë qëlluar me armë, policia është angazhuar edhe në kontrolle të ndryshme nëpër banesa apo ambiente të tjera.

Siç bëhet e ditur, deri mbrëmjen e djeshme janë kontrolluar 135 banesa të fshatit. Ndërkaq, janë zbuluar arsenale të tëra armësh të rënda, municionesh, mitroloze, antitankë dhe duket se policia ka mbetur e vetme në mes të fshatit. Janë arrestuar 15 persona, janë sekuestruar më shumë se 30 ton drogë, 107 mijë rrënjë kanabis, 49 armë të ndryshme, 4 laboratorë droge, dhjetëra mijëra fishekë. Gjithashtu janë gjetur dhe 5 makina me municione dhe 10 të tjera boshe. Por ende ka mbetur një grup kriminal që është në kërkim nga policia dhe që besohet se, udhëhiqet nga Lilo Brahimi. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.