Lazarat, gjenden të hedhura armët me të cilat u qëllua ndaj policisë

Policia ka gjetur një arsenal armësh të braktisura pranë varrezave të qytetit të Gjirokastrës. Mësohet se armët janë gjetur nga efektivët e policisë nga kontrolli përreth Lazaratit.
Nga blutë e Gjirokastrës bëhet e ditur se mes armëve të sekuestruara ka predha, mortaja dhe bomba.
Policia ka nisur hetimet intensive pasi dyshohet se armët e gjetura në këtë zonë janë të njëjtat armë që janë përdorur ndaj policisë në aksionin në Lazarat kundër kultivimit të kanabisit.
Gjithashtu bëhet e ditur se policia po ushtron një kontroll më të imtësihëm në këtë zonë pasi dyshohet se një pjesë e armëve janë hedhur në lumin Drino.
Add new comment