Kurbin, arrestohet i dënuari me 17 vjet burg për prostitucion.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë së Kurbinit, kanë identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikimin dhe shfrytëzimin e femrave për prostitucion.
Artan Hutbi, rezultonte i dënuar me 17 vite burg nga drejtësia Italiane, ndërsa vijonte të lëvizte i lirë. Hutbi, është arrestuar nga policia në zonën e Fushë-Kuqes, ndërsa gjatë arrestimit mësohet se nuk ka bërë rezistencë.
I kërkuari ndërkombëtar është izoluar në ambjentet e Komisariatit në Laç, ndërsa Iu janë kërkuar autoriteve italiane dosja e plotë me akuzat dhe vendimin e dënimit me 17 vite burg për Hutbin.
Burimet nuk saktësuan nëse Hutbi do të ekstradohet në Itali apo do i njihet dhe do shlyej dënimin në burgjet në Shqipëri.
Add new comment