Krujë, asgjësohen 1038 rrënjë kanabisi,policia heton për kultivuesit.

Postuar në 14 Gusht, 2014 04:58

Policia e qarkut të Durrësit ka zbuluar dhe asgjësuar 1038 rrënjë kanabisi të kultivuara në tre fshatra të ndryshme të rrethit Krujë.

Nga njoftimi i policisë mësohet se janë asgjësuar 11 parcela të mbjella me kanabis në territorin e fshatrave Mafsheq, Mukaj dhe Bura të rrethit Krujë.
 
Parcelat me kanabis u konstatuan ditën e djeshme nga shërbimet e kontrollit të territorit të cilat vijojnë krehjen e terrenit pikërisht në funksion të goditjes së rasteve të kultivimit.
 
Në total në këto parcela kultivoheshin 1038 bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa, të cilat u asgjësuan me djegie.
 
Aktualisht policia ka nisur hetimet për identifikimin e personave që kanë ndërmarrë kultivimin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.