Krujë. Arrestohet një 24-vjeçar ishte dënuar me 11 vite burg në Itali

Policia e Krujës ka arrestuar një 24-vjeçar që ishte shpallur në kërkim nga ana e autoriteteve italiane.
I arrestuari Hashim Basha pas verifikimeve të bëra ka rezultuar se ka qenë dënuar nga Gjykata e shtetit fqinj me 11 vite burg për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje. Policia e qytetit të krujës nuk ka dhënë detaje rreth operacionit të arrestimit të 24-vjeçarit.
Pas përfundimit të procedurave 24-vjeçari Basha do të dalë para gjykatës e cila do të vendosë nëse ai do të ekstradohet ose jo.
Add new comment