Kosovarët 'pushtojnë' bregdetin, vetëm në fundjavë 60 mijë persona

60 mijë persona kanë hyrë në fundjavë në pikat e kalimit kufitar të Kukësit. Vetëm në pikën e Morinës kanë hyrë 50 mijë persona, ndërsa në Qafë Morinë, në Qafë Prush, Shishtavec dhe Orgjost kanë hyrë një numër më i vogël. Ndërsa kanë dalë nga territori shqiptar plot 25 mijë shtetas.
Ndërkohë,në territorin e Shqipërisë kanë hyrë më shumë se 20 mijë automjete dhe kanë dalë prej saj rreth 14 mijë të tjera. Në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës, aty ku dhe fluksi i hyrjes apo daljes së shtetasve të huaj, kryesisht kosovar,është edhe më i madh është punuar me 9 sportele pasi numri i madh i shtetasve që i drejtohen Shqipërisë është shumë i lartë. Ndërkohë që në pikat e tjera të kalimit punohet me 3 sportele.
Albanian Screen
Add new comment