Korrupsioni në gjyqësor, Çefa: Thjesht perceptim

Në kulmin e akuzave për një gjyqësor të korruptuar, nënkryetari i KLD-së e mori në mbrojtje atë, gjatë analizës vjetore të Gjykatës së Gjirokastrës.
Numri dy i KLD-së, Elvis Çefa u shpreh përpara trupës gjyqësore se, korrupsioni mbetet vetëm një perceptim i publikut që sipas tij nuk është real dhe vjen ngaqë Gjykata nuk e reklamon sa duhet qëndrimin e saj.
“Përsëri gjykata mbetet institucioni më problematik për sa i përket korrupsionit. Sigurisht në bindjen time personale dhe jo vetëm, realiteti në fakt nuk është kështu. Jam i bindur që perceptimi është krejtësisht ndryshe nga ajo çka ndodh në fakt. Ky perceptim në publik shpesh herë vjen nga niveli ose pamundësia objektive e atyre njerëzve për të kuptuar çfarë do të thotë të japësh drejtësi. Jam i bindur që ky perceptim vjen nga që trupa gjyqësore në përgjithësi nuk është në gjendje të reklamojë apo të shprehë ashtu siç duhet qëndrimin e saj, në atë çka ajo është në të vërtetë përballë publikut”, tha Çefa.
Gjate raportit vjetor kreu i gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër Desart Avdulaj ka evidentuar një nivel në rritje të kriminalitetit gjatë vitit 2012. Sipas këtij raporti, qarku Gjirokastër ka pasur një numër të lartë gjykimesh të çështjeve penale të vjedhjes, si dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Problematike sipas tij vitin e shkuar i janë adresuar vonesave të shërbimit postar dhe policisë gjyqësore.
SHQIP
Add new comment