Korçë, ujërat e zeza dhe mungesa e kanalizimeve ndotin liqenin e Prespës

Postuar në 26 Korrik, 2014 07:58

Fshatra të shumtë të rajonit juglindor përballen me problemin e kanalizimeve dhe ujërave të ndotura të cilat derdhen në sipërfaqe të hapura apo liqene, duke u kthyer në rrezik për banorët dhe mjedisin. Liqeni i Prespës është kthyer në portën pritëse të ndotjeve që derdhen nga fshatrat e Komunës Pustec në Korçë të cilat prej vitesh nuk kanë kanalizime dhe i kanë devijuar derdhjet drejt liqenit duke kërcënuar florën dhe faunën e tij. Banorët tregojnë se kjo situatë i ka shqetësuar ato prej vitesh.
 
Kreu i komunës Pustec, Edmond Themelko ka pohuar se kjo situatë përveç se shqetëson banorët shkakton një impakt negativ për zhvillimin e turizmit, ndërsa komuna është e pafuqishme për të realizuar investime të tilla.
 
Përveç fshatrave të komunës Pustec të cilat si pasojë e mungesës së kanalizimeve derdhin ujërat e zeza në liqen, kjo situatë është e pranishme edhe në shumë fshatra të tjerë të rajonit juglindor. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.