Korçë, ambasadorja Moro: Franca mbështet Shqipërinë për statusin.

“Franca mbështet Shqipërinë”. Kjo ka qenë deklarata e ambasadores franceze Christine Moro nga qyteti i Korçës, duke folur për vendimin që do të merret nga Këshilli i Ministrave të Evropës për dhënien ose jo të statusit kandidat për në BE.
Sipas saj vendimi për mbështetjen e Shqipërisë është kolektiv dhe do të merret nga Këshilli Evropian, duke theksuar se Shqipëria po shkon drejt statusit.
Moro nuk ka lënë pa përmendur as aksionin e fundit të policisë në Lazarat duke e cilësuar atë si pozitiv dhe shumë të rëndësishëm.
Ambasadosja franceze në Shqipëri, duke folur më tej për operacionin e Lazaratit shtoi se ky veprim duhet të shtrihet edhe në zona të tjera.
Add new comment