Kinë, hackerat sulmojnë 500 faqe interneti

Grupi i hackerave, 'Anonymous' thotë se ka sulmuar më shumë se 500 faqe interneti në Kinë. Mes tyre janë faqe të disa institucioneve qeveritare, kompani të tregtisë etj. Në mesazhin e vendosur në faqet e sulmuara thuhet se sulmi është bërë në shenjë proteste ndaj politikës së qeverisë kineze për të mbajtur nën kontroll popullin e saj.
Mesazhi po ashtu u bën thirrje kinezëve t'i bashkohen grupit e të dalin në protesta kundër regjimit.
"E dashur qeveri kineze. Ju nuk jeni e sigurtë. Sot, faqet e internetit janë të bllokuara, ndërsa nesër, do të jetë regjimi juaj mizor, ai që do të bjerë",-thuhet në mesazh.
Kina ka një nga sistemet më të mbikqyrura në botë, i njohur po ashtu si 'Muri i Madh mbrojtës i Kinës', që mban nën kontroll faqet e internetit.
Albanian Screen
Add new comment