KE: Po ndjekim me vëmendje të gjithë procesin elektoral

Postuar në 01 Shkurt, 2013 12:40

KE po ndjek me vëmendje implementimin e kodit elektoral në Shqipëri. Kështu ka konstatuar Peter Stano, zëdhënës i eurokomisionerit Stefan Fule, ku ka deklaruar se po aq e rëndësishme sa arritja e një kompromisi mes palëve, po aq i rëndësishme është dhe implementimi korrekt qoftë i ligjeve apo procedurave.

Stano deklaroi se 27 vendet anëtare të BE po e ndjekin me vëmendje të gjithë procesin elektoral, duke shtuar se zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 do jenë një provë për funksionimin e institucioneve. E në këtë kontekst për një mbarëvajtje të mirë të tyre, Stano tha se implementimi i kodit elektoral ka një rëndësi të madhe në këtë drejtim.

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.