Kavajë, sllovenja mbahet 8 muaj peng në një kompleks në plazh.

Postuar në 14 Korrik, 2014 04:18

Një 29-vjeçare sllovene dyshohet të jetë rrëmbyer dhe mbajtur peng për gati 8 muaj në një kompleks turistik në zonën e plazhit të Qerretit në Kavajë. Alarmi është dhënë nga INTERPOL ndërsa policia e Kavajës me t'u vënë në dijeni bëri lokalizimin e apartamentit, ndërhyrjen dhe lirimin e 29-vjeçares sllovene Mojca Vlado Jakop.

Sipas policisë Jakop është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa në momentin që është raportuar gjetja e 29-vjeçares në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe zëvendësambasadorja sllovene e akredituar në Tiranë.

Policia prej të enjtes ka shpallur në kërkim 46-vjeçarin Peter Petrovic Matliev, gjithashtu shtetas slloven si autor të heqjes së paligjshme të lirisë në dëm të 29-vjeçares.

Ngjarja është mbajtur e fshehtë për vetë faktin se nga hetimet ka mospërputhje në disa momente të dëshmisë së 29-vjeçares dhe pritet me mjaft interes lokalizimi dhe arrestimi i Matliev për sqarimin e plotë të ngjarjes. Sipas burimeve Matliev dhe Jakop kanë hyrë bashkë në territorin e Shqipërisë dhe janë vendosur në kompleksin Di... në Qerret prej 8 muajsh, ku për 7 nga të cilët nuk i kishin paguar qeranë e qëndrimit.

Jakop kishte dërguar një mesazh që mbahej kundër vullnetit në Shqipëri nga 46-vjeçari dhe kjo kishte alarmuar ambasadën sllovene dhe INTERPOL.

Ndërsa banorët e kompleksit dhe tregëtarët e dyqaneve aty pranë mësohet të jenë shprehur për policinë se i kanë parë disa herë të dalin bashkë dhe nuk kanë krijuar asnjëherë dyshime se 29-vjeçarja mund të ishte e rrëmbyer apo e kërcënuar nga bashkëjetuesi i saj 17 vjet më i madh. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.