Kathimerini: Strategjia e Censusit, Shqipëria një vend mysliman

Postuar në 19 Dhjetor, 2012 14:58

“Me një "kazan që vlon" ngjan komuniteti i krishterë ortodoks në Shqipëri, pas publikimit të rezultateve të regjistrimit të popullsisë, që njoftoi zyrtarisht qeveria e Tiranës”, kështu e nis shkrimin e tij analisti Stavros Ximas, në gazetën "Kathimerini". 

“Për habinë e përgjithshme, ortodoksia tregon përqindjen më të vogël të regjistruar historikisht në Shqipëri, 6.75% të popullatës, kur supozimi i përgjithshëm në përputhje me vlerësimet modeste, e tejkalon shifrën 20%”, shprehet ai. 

Ximas bën një referencë të të dhënave zyrtare të regjistrimit, që bëri Ahmet Zogu në vitin 1935, i cili tregoi se ortodoksët në Shqipëri janë 23%. 

Ortodoksët besojnë se rezultati i Censusit nuk ka të bëjë me realitetin dhe fsheh të vërtetën. Ata kundërshtojnë pohimin se ky reduktim dramatik është për shkak të emigracionit, duke bërë një pyetje të thjeshtë: "Si mund të emigrojnë vetëm krishterët ortodoksë dhe asnjë katolik?” 

Vëzhguesit politikë dhe diplomatikë në Tiranë dhe Bruksel, të kontaktuar nga "Kathimerini", thanë se gjithë ky proces projekton frymën e përgjithshme në Shqipëri dhe zbatohet në mënyrë të tillë, që të shërbejë për një strategji të veçantë. Cila është kjo strategji? - Shfaqja e një shteti shqiptar me fe të pastër myslimane, me minoritete etnike të margjinalizuara, ku ka "pak" katolikë dhe pothuajse fare ortodoksë.

Sipas autorit, nacionalizmi i tepruar shqiptar e akuzon ortodoksinë si “Kalin e Trojës” të Greqisë në Shqipëri. 

Gazeta shkruan se rezultati i Censusit kërcënon të minojë marrëdhëniet e të krishterëve me udhëheqjen shqiptare. Këtu gazetari sjell në vëmendje ngjarjet e vitit 1994. “Rreziku i kthimit të ditëve të dhjetorit 1994, kur ortodoksët reaguan ashpër pas përpjekjes së Sali Berishës për të dëbuar kryepeshkopin Antastas, që shkaktoi një krizë politike dhe rezultoi në refuzimin e Kushtetutës, nuk është i papërfillshëm. Ngjarjet e së kaluarës tregojnë se situata duhet trajtuar me qetësi dhe duhet të punohet, që të mos arrihet në skaje”, përfundon analiza e “Kathimerini”.

 

 

Balkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.