Kapet në Milano 49 vjeçari që vrau tre antarët e një familjeje në Blinisht të Lezhës

Kastriot Zhuba, njeriu i cili në 2012 vrau tre antarët e një familjeje në Blinisht të Lezhës është arrestuar në Milano. Zhuba dyshohet se është autor i vrasjes së Arben Kthellës dhe plagosjes së kushëririt të tij, Mond Kthella mbrëmjen e 18 shtatorit në Milano të Italisë. Burime nga Interpol Tirana informojnë se në bashkëpunim me policinë italine është vënë në pranga 49 vjeçarin Kastriot Zhuba, i cili më 25 shtator të vitit 2012 ka vrarë me breshëri automatiku fqinjët e tij.
Add new comment