Kakavijë,kapen 11 klandestinë nga Eritrea, policia i kthen në Greqi.

Postuar në 13 Maj, 2014 10:22

Policia Kufitare e Kakavijës ka kapur sot rreth orës 11:30 në Jergucat 11 persona të cilët kishin hyrë ilegalisht nga Greqia në vendin tonë. Mësohet se 11 klandestinët e arrestuar paraditen e sotme janë nga Eritreja.
 
Klandestinët, 5 prej të cilëve ishin gra, në momentin që janë arrestuar po lëviznin në këmbë nëpërmjet fushave të Jergucatit në mënyrë që t’iu shmangeshin policisë.

Kapja e 11 klandestinëve nga policia kufitare e çon në 21 numrin total të klandestinëve të kapur në 24 orë në qarkun e Gjirokastrës.

Mbrëmjen e kaluar  Sektori Kundër Trafiqeve të Paligjshme ka kapur në flagrancë 10 klandestinë nga Siria pranë shtratit të lumit Drino në vendin e quajtur Subash.

Operacioni i zhvilluar dhe në bashkëpunim me policinë e Gjirokastrës ka bërë të mundur kapjen e klandestinëve të paligjshëm, të cilët ishin duke lëvizur në këmbë përgjatë lumit Drino.

Sipas policisë, mësohet se destinacioni i tyre ishte të shkonin në Mal të Zi, e më pas drejt vendeve të tjera të BE.

Blutë e Gjirokastrës i kanë deportuar drejt Greqisë klandestinët pas kryerjes së veprimeve procedurale. Kapja e emigrantëve të paligjshëm është bërë në kuadër të operacioneve kundër klandestinëve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.