Kërkime për “grupin e zjarrit”, policia aksion në malin Sopot.

Forcat Speciale të policisë kanë nisur aksionin për kapjen e “grupit të zjarrit” të Lazaratit, i përbërë nga 13 persona të cilët mendohet se, kanë qëlluar policinë për 5 ditë rrjesht dhe që janë larguar nga fshati ditën kur uniformat blu e “pushtuan”.
Që në orët e para të mëngjesit të djeshëm, disa skuadra të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, kanë nisur operacionin për kontrollimin e çdo pjese të malit të Sopotit, ku gjenden edhe disa tunele atje, si dhe disa shpella, ku dyshohet se, mund të jenë fshehur personat e larguar që sipas policisë, kryesohen nga Lilo Brahimi dhe Altin Shurdhi. Këta persona, të shoqëruar edhe nga 11 të tjerë, emrat e të cilëve policia nuk i ka bërë të ditur janë pjesa e fundit e mbetur e trafikantëve të Lazaratit.
Add new comment