Juncker: Dalja e Greqisë nga euro, e menaxhueshme

“Një dalje e mundshme e Greqisë nga euro do të ishte e menaxhueshme, por jo e dëshirueshme”, tha në një intervistë për televizionin gjerman WDR, kryetari i Eurogroupit, Jean-Claude Juncker.
Ai theksoi se dalja e Greqisë nga euro do të sjellë rreziqe të mëdha, veçanërisht për njerëzit e zakonshëm në Greqi.
I pyetur nëse e përjashton kategorikisht daljen e Greqisë nga euro, Juncker u përgjigj: "Të paktën deri në fund të vjeshtës, por edhe më vonë gjithashtu".
Kreu i Eurogroup do të vizitojë Athinën në 22 gusht për takime me kryeministrin grek, dhe është hera e parë që ai bën një deklaratë të tillë me nota kaq pesimiste për të ardhmen e Greqisë.
Ndërkaq agjencia e klasifikimit të kredive “Standard & Poor’s” e uli borxhin e Greqisë nga klasifikimi "i qëndrueshëm" në "negativ" për shkak të "vonesave" në zbatimin e programit ekonomik që kërkohet nga kreditorët ndërkombëtarë. "Ka të ngjarë që Greqia të jetë e detyruar të kërkojë 7 miliard euro ndihmë shtesë", thotë një deklaratë të saj, “Standard & Poor’s”.
Ballkanweb.com
Add new comment