"Jetojnë me pensionet e prindërve". Të rinjtë e Kukësit, të papunë

Papunësia në qytetin e Kuksit ka bërë që pjesa dërmuese e familjeve të jetojnë vetëm me pensionet e prindërve, ndërsa më shumë se 12 mijë të tjerë me ndihmë ekonomike që nuk kalon 25 mijë lekë te vjetra në muaj. Në kushtet kur familjet janë zgjeruar, sërish prindërit mbeten shtylla kryesore e të ardhurave.
Por ata rrëfejnë se pensioni nuk u mjafton as për ushqim e as për ilaçe, pasi rimbursimi i tyre është shumë i ulët. Duke qenë se mbështetja kryesore dhe e sigurtë në familjet e varfra mbeten pensionet, të moshuarit kërkojnë rishikimin e masës së tyre.
"Pensionet e moshës së tretë janë shumë të ulëta. Janë shumë pak, po t'i krahasosh me rrogën e Ardian Fullanit, i bie që atë që marr unë në 48 muaj, ai e merr në një muaj",-thotë një i moshuar.
"Puna është se çfarë do të bëjë rinia, pa le për pleqtë. Koha jonë iku",-thotë një tjetër.
"Për punën e ilaçeve, rimbursimet janë të kufizuara. Nuk kemi mundësi jetese sa duhet",-shprehet një tjetër pensionist.
Në rrethin e Kukësit aktualisht numri i të papunëve arrin në 4700 persona, prej të cilëve 2600 janë nën 35 vjeç, 2200 të papunë janë femra, ndërsa 2100 janë kryefamiljarë. Ndërkohë, në shkallë rrethi, numri i të punësuarve arrin në rreth 4400 persona, prej të cilëve në sektorin shtetëror rreth 3200 persona dhe në sektorin privat rreth 1200 të tjerë.
Albanian Screen
Add new comment