Itali, pritet me thikë në fyt shqiptari Policia: Ngjarja pas sherrit në lokal.

Një 42-vjeçar shqiptar është prerë me thikë në fyt mbrëmjen e kaluar rreth orës 19:30 në zonën e Terrassa Padovana.
Sipas policisë italiane 42-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është gjetur i plagosur jashtë një lokali në rrugën Roma.
Mediat italiane duke iu referuar burimeve spitalore në Monselice bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e 42-vjeçarit shqiptar është shumë e rëndë, por jashtë rreziku për jetën.
Bazuar në dëshmitë e personave të marrë në pyetje, ai është zënë me një tjetër shqiptar brenda lokalit Bar Bazza në rrugën Roma. Më pas dy burrat janë dalë jashtë lokalit ku personi tjetër ka nxjerrë një thikë dhe ia ka ngulur në fyt.
Pas ngjarjes autori është larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërkohë që policia italiane ka nisur hetimet për të zbuluar identitetin e tij dhe për të bërë të mundur edhe arrestimin.
Add new comment