Itali, arrestohet 34-vjeçari shqiptar iu kapën 7.2 kg marijuanë.

Një shqiptar me shtetësi polake ka rënë në pranga të policisë italiane në San Dona, rajoni i Venecias, ndërsa iu sekuestruan 7.2 kg lënë narkotike e llojit marijuanë.
Policia italiane ka arrestuar, Arse Hoxhaj, 34 vjeç. Sipas policisë ai prej kohësh po vëzhgohej, ndërsa në një pyll pranë shtëpisë kishte fshehur lëndën narkotike. Hoxhaj u arrestua në flagrancë, ndërsa shkoi për të marrë lëndën narkotike.
Pas kontrolleve në këtë zonë, policia zbuoi 7.2 kg lëndë narkotike të fshehur mes shkurreve. Nga përgjimi i celularit, shqiptari prej kohësh merrej me shitjen e lëndës narkotike.
Nga kontrolli në bansën e tij janë gjetur 2 telefona celularë, një laptop dhe 2600 euro para cash.
Add new comment