ISSH: Jemi larg pragut epidemik për gripin sezonal

Postuar në 14 Janar, 2013 13:18

 

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Enver Roshi  bëri me dije seo se situata epidemiologjike për gripin sezonal është relativisht në aktivitet të ulët.  Sipas tij  java e dytë dhe fundi i muajit pritet të njohin një rritje të rasteve.  “Infeksionet respiratore dhe virozat e stinës në Shqipëri paraqesin aktivitet të ulët. Aktualisht numri i këtyre infeksioneve ka pësuar një rritje të lehtë, të pritshme për stinën, që vazhdon të jetë e qëndrueshme dhe jemi shumë larg pragut epidemik”, tha Roshi për mediat.  Në bazë të vlerësimit të EuroFlu, vendi ynë, si shumë vende të tjera të rajonit europian, paraqet aktivitet të ulët të infeksioneve respiratore, përfshi dhe gripin. Situata për gripin monitorohet përmes survejancës alert, survejancës së infeksioneve respiratore të rënda dhe asaj laboratorike, ku janë shpërndarë materiale për marrjen e mostrave në të gjithë vendin. Roshi tha se prej disa muajsh në treg qarkullon dhe vaksina e gripit, për të cilën popullata është njoftuar tashme për vaksinimin e grupeve vunerabël, që janë fëmijët nën moshën 5 vjeç dhe grupmoshat e treta, të sëmurët me sëmundje të zemrës, diabetit dhe mushkërive.

 

MAPO

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.