Ish ambasadorët grek letër Samarasit: Kujdes me perspektivën e Shqipërisë në BE

Postuar në 29 Tetor, 2013 15:42

ATHINE- Një grup ish ambasadorësh grek të njohur si grupimi “Rrethi i ambasadorëve”,  shumica e të cilëve kanë shërbyer në poste kyçe jashtë vendit, i janë drejtuar me një letër kryeministrit grek, Antonis Samaras për t’i referuar disa nga çështjet e politikës së jashtme, duke paralajmëruar se kriza financiare nuk duhet të nënshtrojë çështjet kombëtare.

Në ketë letër, që siç thonë vetë ish ambasadorët, nder ta edhe ish ambasadori grek ne Shqiperi, Konstantinos Politis qëllimi është për t’i kujtuar qeverisë disa gjëra që harrohen herë pas herë, ku zënë vend edhe marrëdhëniet shqiptaro-greke.

Greqia, shkruajnë ish ambasadorët grek, duhet të jetë më e kujdesshme në lidhje me perspektivën e Shqipërisë për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian, dhe duhet të kritikojë me forcë taktikat e ish kryeministrit Berisha dhe atij aktual, Edi Rama.

Ambasadorët i referohen deklaratave të Berishës për shtrirje të kufirit deri në Prevezë, anullimit te marreveshjes per kufirin detar, si dhe çështjes çame.

Në letrën e tyre, ambasadorët trajtojnë çështje të marrëdhënieve të Greqisë me Turqinë, Qipron dhe Shkupin.

Nënshkruesit e letrës drejtuar kryeministrit, Antonis Samaras

    Spyros Aliagas
    John Genimatas ,
    Evangelos Denaxas ,
    Nicholas Diamantopoulos
    Spyros Dokianos.Në
    John Drakoularakos ,
    Eikosipentarchos borzilok ,
    John Thomoglou
    Athanasios deve
    Eleftherios Karagiannis
    Anthony Korantis
    John Korantis ,
    Emmanuel Megalokonomos ,
    Lazarus Xhuxhi ,
    Panagiotis Oikonomou
    Apostulli Papasliotis
    Konstantinos Politis, ish ambassador i Greqisë në Shqipëri,
    James Spetsios ,
    Efthimios Stoforopoulos ,
    Perikliu Tsamoulis
    Kon / nos Tsokos ,
    Evangelos Frangoulis
    Leonidha Chryssanthopoulos

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.