INUK, Basha: Rama merret me bahçet,harron problemet ekonomike.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama në lidhje me aksionin e INUK. Në një status në Facebook, Basha shkruan se Rama merrët gjithë ditën me gardhet, bahçet dhe vitrinat e dyqaneve dhe asnjë minute me problemet ekonomike.
”Prishjet selektive, klienteliste dhe pa paralajmërim të mijëra banesave dhe bizneseve nuk janë zgjidhja por fytyra e problemit. Shqiptaret po zhyten ne krize ekonomike, fuqia blerëse po bie çdo ditë, papunesia dhe varferia jane ulur kembëkryq, ndersa gjeli krekoset majë plehut”, shkruan Basha në Facebook.
Add new comment