INSTAT: Ja sa u rrit indeksi i çmimeve për muajin Gusht

Postuar në 06 Shtator, 2012 10:01

Indeksi i cmimeve të muajit Gusht shënoi rritje prej 0.4 përqind krahasuar me muajin Korrik të këtij viti. Rritja janë vënë re jo vetëm tek ushqimet, por edhe tek veshjet dhe karburantet. 

Kështu bëri të ditur INSTAT në raportin për Indeksin e Çmimeve të Konsumit ku theksoi se në muajin Gusht 2012, arriti 112.4 përqind kundrejt muajit Dhjetor 2007 (Dhjetor 07=100), duke shënuar një rritje prej 0.4 përqind krahasuar me muajin e mëparshëm. 

‘Ndryshimi vjetor në muajin Gusht është 2.8 përqind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 3.1 përqind’, citon INSTAT në një njoftim për mediat. 

Më konkretisht, indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike” shënoi një rritje prej 0.8 përqind. Brenda këtij grupi rritja më e madhe prej 3.7 përqind vërehet në nëngrupin “zarzavate përfshirë patatet”. 

Po kështu cmimet kanë shënuar rritje edhe në disa nëngrupe të tjera të grupit të ushqimeve, ku INSTAT përmend, rritjet në nëngrupin “fruta” me 1.1 përqind, nëngrupin “qumësht djath e vezë me 1.4 përqind, “sheqer e ëmbëlsira” me 0.4 përqind, etj. 

Veshjet 
Krahasuar me rritjen e ushqimeve, indeksi i grupit “Veshje dhe këpucë” ka shënuar një ulje prej 0.8 përqind. Këtu mund të 
përmendim uljen e çmimit të veshjeve për gra me 1.7 përqind, veshjeve për fëmijë me 1.6 përqind, këpucëve për gra me 0.6 përqind etj. 

Energjia 
Indeksi i grupit “Qera, ujë lëndë djegëse dhe energji” shënoi një rritje prej 0.1 përqind. Brenda këtij grupi çmimi i lëndëve djegëse shënoi një rritje prej 0.2 përqind. 
Indeksi i grupit “Transporti” ka shënuar një rritje prej 0.6 përqind. 

Nafta e benzina 
Gjatë muajit Gusht çmimi i naftës shënoi një rritje prej 2.6 përqind dhe çmimi i benzinës një rritje prej 1.6 përqind. 

Argëtimi 
Indeksi i grupit “Argëtim dhe kulturë” ka shënuar një rritje prej 0.4 përqind, ku mund të veçojmë rritjen e çmimeve për shërbimet e argëtimit me 1.9 përqind. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.