Hetimi i Policisë, përplasjet sot PS-PD për raportin e komisionit.

Raporti i Komisionit Hetimor për emërimet dhe shkarkimet në Policinë e Shtetit do të jetë sot për shqyrtim në seancë plenare. Konkretisht seanca do të ketë për miratim dy raporte, një të opozitës dhe një të mazhorancës.
Edhe kjo pikë e rendit të ditës pritet që të ngjalli tepër debat ndërmjet palëve pasi opozita nga ana e saj kërkon që të çoi për hetim në prokurori Artan Didin, si edhe Hysni Burgajn, pasi sipas tyre kanë kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Nga ana tjetër, PS ka miratuar në raportin e saj shkeljet që janë bërë në emërimet e ish-funksionarëve të lartë të policisë gjë e cila do të sjelli një debat të ashpër në Kuvend.
Add new comment