Greqi, në pranga 6 shqiptarë, akuzohen për trafik kombëtar droge.

Postuar në 12 Qershor, 2014 10:29

Policia greke ka vënë në pranga gjatë ditës së sotme 6 shqiptarë, dhe ka shpallur në kërkim 12 të tjerë. Ata akuzohen për trafik kombëtar të lëndëve narkotike si dhe për pjesëmarrje në organizata kriminale. Policia e Greqisë informon se është kryer kontroll në 10 banesa, 2 biznese dhe disa automjete. Është sekuestruar një sasi prej 400 gramë lëndë narkotike e llojit marijuanë dhe 28 gramë kokainë. Gjithashtu, policia ka sekuestruar 3 karta bankare, 3 celularë dhe shumën e parave prej 11 mijë eurove. Operacioni policor është shtrirë në qytetet Livadhea, Lamia dhe Thiva. Të akuzuarit vepronin bashkë në një organizatë kriminale prej vitit 2013 dhe trafikonin sasi të mëdha lëndësh narkotike nga Shqipëria për në Greqi. Arrestimi i tyre është bërë pas përgjimit të telefonatave dhe bisedave mes tyre, në rrjetet sociale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.