Grabitet ish-drejtori i QSUT Ilir Dashi, tek Kodrat e Liqenit.

Ish-kreu i degës së Partisë “lëvizja Socialiste për Integrim” dhe ish-drejtor i QSUT, Ilir Dashi, është grabitur mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur tek Kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë, pranë Amfiteatrit. Dashi, i cili aktualisht është anëtar i këshillit drejtues të LSI, u sulmua nga dy persona me motor, të cilët i grabitën telefonin celular, “Samsung Galaxy”.
Menjëherë janë njoftuar uniformat blu, të cilët kanë mbërritur në vendngjarje. Ndërkaq, mësohet se deri më tani Shërbimet e Komisariatit numër 1 të policisë së Tiranës kanë shoqëruar disa persona, dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes.
Add new comment