Golem, INUK prish objektet pa leje vendoset eksploziv pallatit 9-katësh.

Postuar në 27 Maj, 2014 06:59

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar gjatë një aksioni të zhvilluar sot në aksin rrugor Plepa-Lushnje ka prishur 14 kioska dhe 21 tezga, të cilat ishin pa dokumentacionin përkatës. Aksioni i zhvilluar sipas INUK ka pasur si synim lirimin e hapësirave publike.
 
Deri më tani nuk raportohen konflikte me pronarët  e këtyre objekteve pa leje gjatë aksionit për prishjen e tyre.
 
Po ashtu INUK vijon punimet për prishjen e pallatit 9-katësh pa leje tëk Shkëmbi i Kavajës në zonën e Golemit i bllokuar nga inspektorët prej një jave. Sipas INUK pallati do të shembet me eksploziv dhe për këtë xhenierët kanë filluar punën për vendosjen e lëndës plasëse në kollonat e ndërtesës, ndërsa nuk dihet ende se kur do të bëhet shembja e tij.

Objekti 9-katësh në pronësi të biznesmenit, Enver Shala, është ndërtuar pa leje, ndërsa pronari nuk posedon asnjë dokument pronësie as për truallin ku është ndërtuar pallati. 
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.