Fyle: Mëkat nëse nuk votoni sërish 3 ligjet, shansi i fundit për Shqipërinë

Eurokomisioneri për Zgjerim në BE, Stefan Fyle, që nga Brukseli, ku po mbahet konferenca e 3-të e PPE (Partive Popullore Europiane) mbi Ballkanin Perëndimor dhe të ardhmen e tij në BE i ka bërë edhe një herë apel klasës politike shqiptare që të vijojnë dialogun për të bërë të mundur votimin e tre ligjeve në Kuvend, të cilat janë vendosur si kusht nga KE për marrjen e statusit të vendit kandiat.
Stefan Fyle shprehu gatishmërinë për hartimin e një tjetër raporti për Shqipërinë nga KE në prill të këtij viti, gjë që sipas tij nuk do të bëhet e mundur nëse klasa politike në Shqipëri vijon të mos bashkëpunojë për miratimin ligjeve të nevojshme të integrimit.
“Nëse Tirana nuk arrin të realizojë miratimin e tre ligjeve, do jetë një tjetër shans i humbur. Do ishte një mëkat nëse tre ligjet e kërkuara nga KE nuk do miratoheshin”, – ka theksuar Fyle.
Vendi ynë përfaqësohet në konferencën e PPE nga Kryeministri Berisha dhe ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu.
SHQIP
Add new comment