Fukushima, faktori njeri përgjegjës për katastrofën

Postuar në 05 Korrik, 2012 05:01

Katastrofa bërthamore e vitit të kaluar në Japoni ishte "qartazi e shkaktuar nga njeriu", bëri të ditur komisioni hetimor për këtë çështje, ndërsa kritikoi ashpër qeverinë dhe uzinën bërthamore Tokio Electric Power Co (TEPCO).

Agjencia gjermaneve e lajmeve DPA citon anëtarë të komisionit të kenë thënë se katastrofa më e madhe bërthamore që nga Çernobili në vitin 1986 "ishte rezultat i përplasjes ndërmjet qeverisë, rregullatorëve, TEPCO-s dhe mungesës së qeverisjes nga palët në fjalë". 

"Ata kanë tradhtuar efektshëm të drejtën e kombit për të qenë i sigurt ndaj aksidenteve bërthamore", vlerësoi komisioni për të theksuar se "rrjedhimisht, arrijmë në përfundimin se aksidenti ishte i shkaktuar nga faktori njeri".

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.