Frikë nga votuesit e importuar, ODIHR udhëzon njerëzit në terren

Postuar në 24 Janar, 2013 08:41

 

Misioni vëzhgues i OSBE-ODIHR ka vendosur si mision të punës së tij jo vetëm monitorimin e procesit zgjedhor apo zhvillimin e fushatave, por në mënyrë të veçantë do shqyrtojë çështjen e listave të zgjedhësve dhe mënyrës se si ato ndikojnë në zhvillimin normal të votimit.

OSBE ka publikuar së fundmi një material drejtuar ekspertëve të saj të vëzhgimit në terren pikërisht për çështjen e identifikimit të votuesve, regjistrat zgjedhorë, çështjen e shtetësisë dhe rolet të tyre në zgjedhje.

Ai quhet “Handbook”, apo manual në gjuhën shqipe, “Për vëzhgimin e regjistrimit të votuesve” dhe ka 55 faqe ku janë të përfshira 8 kapituj. Në dokument theksohet se:“Kur ODIHR ka përfshirë regjistrimin e votuesve në metodologjinë e tij të përgjithshme për të vëzhguar zgjedhjet, ky manual ndihmon në furnizimin me më shumë qasje sistematike dhe gjithëpërfshirëse për të vëzhguar këtë pjesë kritike të procesit zgjedhor”, citohet në gazetën Shqip.

Në manualin e shpërndarë për ekspertët e vendeve anëtare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, jepen të detajuara mënyrat e analizimit të problemeve.

OSBE-ODIHR theksojnë se: “Regjistrimi i votuesve që ndodhen jashtë rezidencës së tyre në kohën e regjistrimit duhet të ndahet mirë në njerëzit që zgjedhin të jenë jashtë rezidencës dhe ata që e kanë të pashmangshëm largimin si pasojë e detyrës apo nëse është i burgosur”.

Rëndësia që i ka kushtuar ODIHR çështjes së regjistrave zgjedhorë, koincidon edhe me shqetësimet në opinionin publik shqiptar pas deklaratave të Berishës për dhënien e shtetësisë shqiptare edhe qytetarëve që banojnë jashtë Shqipërisë.

  TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.