Franca pregatitet për buxhetin më të ashpër në 30 vjet

Qeveria e presidentit francez Francois Hollande pregatiet për të prezantuar buxhetin e saj të parë dhe pritet të kryejë një ulje drastike të defiçitit buxhetor. Buxheti do të përfshijë masa për të mbyllur vrimën prej 30 miliardë eurosh në financat e vendit. Zyrtarët kanë sugjeruar rritjen e taksave për më shumë të ardhura e jo shkurtim të shpenzimeve. Njoftimi vjen ndërsa bëhen përpjekje maksimale për rritjen ekonomike. Presidenti Hollande tha se buxheti I Francës do të jetë më I ashpri në 30 vjet.
kështu pritet të vendoset një taksë mbi të ardhurat e fituara në një vit mbi 1 miliard euro, çka ka shkaktuar reagimin e ashpër të komunitetit të biznesit në Francë, por Hollande ka thënë se kjo taksë mund të hiqet brenda dy vjetësh. Sipas tij masat e reja nuk prekin klasën e mesme dhe atë punëtore. Gjithashtu qeveria franceze synon të çojë defiçitin e saj poshtë 3% të PBB. Javën e kaluar numri I të papunëve shkoi në mbi 3 milionë, niveli më i lartë në Francë që kur vendi hyri në zonën euro. Ndërkaq ekonomia franceze ka patur një rritje zero në tre vitet e fundit. Albanian Screen
Add new comment