Francë, kërkuan azil, familja shqiptare dërgohet në zonë nukleare.

Postuar në 14 Qershor, 2014 16:22

Një familje shqiptare me dy fëmijë që udhëtonin klandestinë me qëllim destinacion Aglinë kanë mbetur të bllokuar në një zonë radioaktive në Francë. Agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” mëson se familja ishte nisur në këtë udhëtim me një anije, por shumë vonë kanë mësuar se kanë arritur në një zonë të rrezikshme, më radioaktiven në Evropë, konkretisht në Areva të Beaumont-Hague në Francë.

Familja klandestine u zbulua e fshehur në një rimorkio të një kamioni që shkarkonte ngarkesa në centralin Areva të Beaumont-Hague.

“Çifti dhe dy fëmijët e tyre nën moshën 10 vjeç, u zbuluan në një zonë të rrezikshme vetëm 100 metra nga qendra e armëve nukleare – bërthamore”, tha Drejtori i Komunikimit nga kjo bazë bërthamore të rrethit, Argant.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.