Fier, babai plagos me çifte djalin, më pas vethelmohet

Grindja mes babait dhe djalit për pak ka përfunduar në tragjedi në Mbrostar të Fierit . në gjaknxehtësi babai pasi është grinder e ka qëlluar me çifte ku djalin e tij, 30-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur sot pasdite në familjen Meta. Abaz Meta, 65 vjeç ka rrëmbyer çiften dhe ka plagosur djalin e tij, Shyqyri Meta, 30 vjeç. Djali është dërguar menjëherë në spitalin e Fierit ku mjekët po luftojnë ta nxjerrin nga gjendja e rëndë. Por pasi ka parë djalin të mbuluar në gjak 65-vjeçari ka menduar se ai ka vdekur ndaj ka marë helm dhe e ka pirë. Ai është nisur në gjendje shumë të rëndë në spitalin e Fierit. Policia po heton ngjarjen e rëndë duke mbledhur dëshmi të familjarëve që ishin të pranishëm në çastet e grindjes.
MAPO
Add new comment